Google ADS

Shi në plazh në Durrës

23:19 | 25 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Përkeqësimi i kushteve të motit prishi planet e pushuesve. Reshjet e orëve të fundit larguan qytetarët nga deti në Durrës.

Ata zgjodhën që këtë të dielë të shëtisnin buzë detit.

Pushuesit që do të qëndrojnë edhe për disa ditë shpresojnë që kushtet klimatike të përmirësohen.

Moti u përkeqësua pas disa ditëve me diell.

Pjesa më e madhe e muajit Qershor ishte me ditë me reshje duke mos favorizuar qytetarët për të frekuentuar plazhet./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme