Shqipëria shpreh gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Pejës pas vërshimeve

22:07 | 25 Qershor 2023
E.H

Ministri i Mbrojtës i Shqipërisë, Niko Peleshi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën mbrëmë si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut në Pejë.

Përmes një postimi në Facebook, Peleshi ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët e Pejës pas vërshimeve të së shtunës.

Ai tutje ka bërë të ditur se ka komunikuar me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin dhe i ka shprehur gatishmërinë për tu dal në ndihmë qytetarëve.

“Komunikova me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, të cilit edhe në emër të Kryeministrit i shpreha ngushëllimet dhe gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë që banorët e Pejës dhe Kosovës të kenë nevojë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se mbrëmë një fëmijë 5 vjeç dhe nëna e tij kanë humbur jetën si pasoj e vërshimeve të mëdha që ndodhën në qytetin e Pejës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme