Google ADS

Vëllaznimi fiton Kupën e Veteranëve

21:02 | 25 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Të dielën është mbajtur Kupa e Veteranëve në Prizren në basketboll.

Fillimisht janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale dhe më pas finalja.

Në ndeshjen e parë, Bashkimi mundi Pejën me shifrat 43:38, ndërkohë, Bashkimit në finale iu bashku Vëllaznimi, që mundi Prishtinën 48:35.

Kuqezinjtë fituan edicionin e parë të Kupës së Kosovës, pasi në finale shënuan fitore ndaj Bashkimit 42:30.

Ndërkohë, MVP i turneut të Kupës është shpallur Hysni Morina i Vëllaznimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme