Ekipe të FSK-së po ndihmojnë qytetarët e Pejës

20:17 | 25 Qershor 2023
E.H

Që nga nata e mbrëmshme ekipe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga Garda Kombëtare, Operacionet Speciale, Forcave Tokësore janë duke marrë pjesë në operacionin në ndihmë popullatës në rajonin e Pejës që u godit nga një stuhi, ku për pasojë pati viktima dhe shumë dëme në infrastrukturë kritike, rrugë, rrymë, ujë të pijes e shtëpi banimi.

Pjesëtarët e FSK-së po japin kontributin duke ndihmuar familjet për t`u kthyer në gjendjen normale.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për t`u dal në ndihmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me kapacitetet e saj”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme