Ambasada e Italisë në Prishtinë u shpreh ngushëllime familjarëve të dy viktimave në Pejë

19:05 | 25 Qershor 2023
E.H

Ambasada e Italisë në Prishtinë u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të dy viktimave që humbën jetën tragjikisht mbrëmë si pasoj e vërshimeve.

Në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook, thuhet se Peja është një qytete që ka lidhje të veçantë me Italinë dhe italianët.

“Në emër të Ambasadës u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve dhe miqve të dy personave që humbën jetën në Pejë, qytet që ka një lidhje të veçantë me Italinë dhe italianët. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga përmbytjet”, thuhet në njoftimin e tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme