Qendërmbrojtës i skuadrës VfB Stuttgart, Nuredin Rexhepi, është lotari i radhës që ka pranuar ta përfaqësoj Kosovën.
17-vjeçari Nuredin Rexhepi deri më tash ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U17.
Prezantimin e tij e ka bërë presidenti Agim Ademi, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani.
“Sot dua të ndaj me të gjithë ju një tjetër lajm të mrekullueshëm pasi talenti i ri, Nuredin Rexhepi, tashmë do të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës. Nuredini është një 17-vjeçar shumë premtues, qendërmbrojtës i ekipit të VfB Stuttgart. Nuredini, i cili deri tash ka qenë pjesë e Kombëtares U17 të Gjermanisë, ka vendosur të luajë me gjithë zemër për Kombëtaren e Kosovës. Ky vendim i vlefshëm është marrë nga Nuredini dhe familja e tij, duke shprehur dëshirën e tyre të flaktë për ta përfaqësuar vendin e tyre”, ka shkruar presidenti Ademi duke prezantuar prurjen më të re në radhët e Dardanëve.
Nuredin Rexhepi ka statistika të shkëlqyeshme në Bundesliga U17, ku ka realizuar 16 paraqitje me skuadrën e VfB Stuttgart dhe në 92 përqind të ndeshjeve ka luajtur si titullar, teksa është treguar mjaft efikas edhe para portave kundërshtare, duke shënuar katër gola./Arnresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...