Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është jashtëzakonisht i shqetësuar pas vërshimeve në Pejë si dhe është shprehur i pikëlluar që këto vërshime morën jetën e dy qytetarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se të gjitha institucionet e vendit janë në nivel të lartë gatishmërie për reagim pas kësaj situate të rëndë, përcjell Arbresh.info.
“Të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vërshimet e mëdha me të cilat është ballafaquar qyteti i Pejës mbrëmë dhe të pikëlluar që këto vërshime morën jetën e dy qytetarëve tanë. Që nga fillimi i përkeqësimit të situatës, të gjithë akterët e nivelit qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me nivelin lokal ku po bëhet vlerësim sistematik i situatës”, ka thënë Sveçla.
Ai u shprehu ngushëllime familjeve Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre.
Ministri po ashtu falënderoi qytetarët për, siç tha, “bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm mbrëmë me Qendrat Operative Emergjente dhe njëkohësisht i ftoj që për çdo kërkesë apo informacion të vijojnë të kontaktojnë pa pagesë në numrin emergjent 112, Policinë e Kosovës 192 dhe Zjarrfikësit 193”.
Kujtojmë se mbrëmë, një nënë bashkë me fëmijën e saj 5-vjeçar, humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në Pejë, të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...