Google ADS

Aksident me vdekje në Korçë, humb jetën punonjësi i policisë

16:30 | 25 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht ku një automjet është përplasur me një trajler.

Për pasojë ka humbur jetën shoferi i makinës tip veturë, 63-vjeçari, Ilir Duni.

Ky i fundit mësohet se është punonjës policie.

Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ku udhëtonte viktima ka marrë flakë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin.

Për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor, i cili po kryen verifikimet e nevojshme për zbulimin e shkakut të përplasjes./tvkaln.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme