Google ADS

Szunyog: Thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë

14:56 | 25 Qershor 2023
K.B

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáss Szunyog ka ngushëlluar familjen nga Peja e cila humbi dy anëtarë të saj në vërshimet e mbrëmshme.

Ai përmes një postimi tha se ndjehet i pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve dhe iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“ I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe rindërtim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reaguesit e parë, policinë dhe FSK-në”, ka shkruar ai në Twitter./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme