Qytetarët e prekur nga diabeti, nuk rrezikojnë të mbesin pa insulina.
Kështu të paktën thonë për Arbresh.info nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri, thonë se anulimi i tenderit për furnizimin me insulina, nuk do të ndikojë në mungesën e këtij ilaçi për pacientët.
“Aktualisht, ka insulina për pacientët që e përdorin këtë ilaç dhe MSH do të kujdeset që të ketë vazhdimësi dhe furnizim të rregullt me insulina, duke e ditur se ky është një ilaç vital për pacientët me diabet dhe që janë të varur nga insulina”, thuhet në përgjigjen e MSH.
Por, se kur do të hapet ri-tenderimi, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.
Megjithatë, nga MSH thonë se janë duke përgatitur dokumentacionet për realizimin e furnizimit në të ardhmen në Kosovë.
“Departamentet përkatëse të MSh-së do të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm bazuar në kërkesat reale të pacientëve insulinëvartës për të realizuar furnizimet e ardhshme me Insulinë në Kosove”, thonë nga MSH-ja.
Lidhur më zgjatjen e procedurës së ri-tenderimit, MSH-ja tha se procedurat I përcakton Ligji I Prokurimit Publik.
“Ato publikohen online si në faqen e KRPP-se (e prokurimi) ashtu edhe të MSH-së”, thotë MSH-ja.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë të mërkurën i ka dhënë fund tenderit 7 milionësh për furnizimin me insulina, veç një javë pasi ministri Arben Vitia denoncoi publikisht kompaninë “Pharma Leader” si të papërgjegjshme, pasi që nuk posedonte dokumentet e Autorizim Marketingut të cilat e vërtetojnë cilësinë dhe sigurinë e barnave.
Kompania e denoncuar nga ministri Vitia, “Pharma Leader” ka mundur të paraqesë ankesë për anulimin e tenderit, sepse Organi Shqyrtues I Prokurimit, me disa vendime ka vlerësuar se kompania në fjalë I përmbush kriteret për tender.
Mirëpo, “Pharma Leader” nuk e ka vazhduar betejën me Ministrinë e Shëndetësisë që nënkupton se tenderi për furnizimin me insulina është anuluar përfundimisht./Arbresh.info/E.Hyseni.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...