Peja transferon basketbollistin nga Amerika

20:36 | 24 Qershor 2023
Orgesa Haziri

KB Peja ka bërë të ditur se ka transferuar basketbollistin nga Amerika, Tervell Beck.

Siç ka njoftuar kampioni i edicionit që përfundoi, Beck vjen nga Ohio në SHBa.

“Tervell Beck, përforcimi i radhës . Tervell është zhvilluar si basketbollist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vjen nga Cleveland, Ohio dhe është i gjatë 201cm”, thuhet në njoftimin e skuadrës.


Tervell sezonin e kaluar ka luajtur në ELBL League tek ekipi BK Valmiera me mesatare prej 29.9 minuta për ndeshje.

Ai po ashtu ka pasur kuotën mesatare prej 18.27 pikëve, 5.83 kërcimeve e 1.27 asistimeve për ndeshje, sipas njoftimit./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme