Google ADS

Ushtria ruse raportohet të ketë sulmuar Wagnerin në rrugën drejt Moskës

19:02 | 24 Qershor 2023
Diellza Gashi

Ushtria ruse është raportuar të ketë qëlluar ndaj pjesëtarëve të Wagnerit që po avancojnë drejt Moskës, pasi kanë hyrë në orët e para të së shtunës në qytetin jugperëndimor rus, Rostov-on-Don.

Një korrespodent i agjencisë së lajmeve Reuters, ka raportuar se ka qenë dëshmitar kur helikopterët ushtarakë rusë kanë hapur zjarr në një kolonë të Wagnerit, disa orë pasi shefi i grupit, Yevgeny Prigozhin ka thënë se forcat e tij i kanë pushtuar zonat ushtarake në Rostov-on-Don.

Kolona e Wagnerit besohet se është sulmuar pasi e ka kaluar qytetin Voronezh, që gjendet rreth 600 kilometra në veri të Rostov-on-Donit.

Sipas Reutersit, në kolonë ka pasur transportuese ushtarësh dhe të paktën një tank./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme