Eros Grezada është futbollisti më i ri i Partizanit të Tiranës.
Ka qenë vetë klubi tiranas që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes.
“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën. Ish sulmuesi i ekipit tonë kombëtar është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 28 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon. Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgow Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28 vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol”, ka njoftuar klubi nga kryeqyteti shqiptar.
Grezda pavarësisht se kishte zgjedhur të luajë për Shqipërinë, ai e kishte nisur futbollin në Kosovë./rtk
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës