Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës përfaqësuesen rezidente të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko.
Osmani e falënderoi për angazhimin e saj përgjatë katër viteve të fundit në zbatimin e projekteve me në qendër të tyre mbështetjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
“Presidentja Osmani vlerësoi lartë kontributin e UNDP-së në mbështetjen e shumë programeve dhe projekteve në Kosovë, me theks të veçantë tek ato për gratë, rininë, mjedisin, ndryshimet klimatike dhe personat me nevoja të veçanta. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirëfilltë ndërmjet Zyrës së Presidentes dhe UNDP-së gjatë edicionit të kaluar të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe nismës së mbjelljes së drunjve, nisma të cilat vazhdojnë edhe këtë vit”, thuhet në komunikatën për media nga presidenca.
Tutje në njoftim thuhet se edhe Suokko shprehi falënderimin e sinqertë për bashkëpunimin me Presidenten Osmani dhe zyrën e saj dhe në të njëjtën kohë e njoftoi edhe për projektet e reja që priten të fillojnë të zbatohen gjatë muajve në vazhdim në Kosovë./Arbresh.info/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion