Blerim Krasniqi lë Rumaninë dhe i bashkohet Dritës

23:47 | 22 Qershor 2023
K.B

Blerim Krasniqi është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit.

Klubi nga Gjilani ka njoftuar për marrëveshjen e arritur.

“Kemi knaqësin të ju prezantojmë sulmuesin tonë të ri Blerim Krasniqi nga Shqipëria.

Krasniqi do të jetë pika referente e sulmit i cili vjen nga një përvojë e gjatë në superligën shqiptare.

Blerimi ka qenë pjesë edhe e superligës së Kosovës dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit CS Mioveni nga superliga e Rumanisë.

Lojtari ëdhtë pritur në zyrat e klubit nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe marrëveshja është nënshkruar për periudhën dy vjeqare”.

Krasniqi më herët ka qenë pjesë edhe e Gjilanit./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme