Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me ekipin e tij u takuan me aktiviste nga shoqëria civile për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
Në këtë takim u dakordua që të krijohet një grup punues i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues nga komuna, aktivistë dhe anëtarë të shoqërisë civile për të hartuar rregulloren për trajtimin e qenve me pronar dhe pa pronar.
Po ashtu i njëjti grup do të bëjë edhe përgatitjen e kontratës për adoptim të qenve.
Gjatë bisedës konstruktive për më shumë se një orë me aktiviste, Rama siguroi që çështja e qenve endacakë është duke u trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha shqetësimet, kërkesat e ankesat e palëve do të merren parasysh nga komuna.
“Ne do të kujdesemi që bashkërisht të bëjmë zgjidhjen e çështjes së qenve endacakë, duke u kujdesur për çdo detaj me qëllim suksesin e këtij procesi”, ka deklaruar Rama.
Së shpejti do të nisin punimet për hartimin e rregullores për trajtimin e qenve me dhe pa pronar e po ashtu po vazhdojnë veprimet e shumta për zgjidhjen e kësaj çështjeje./Arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...