Suspendohet prapë licenca e Klan Kosovës

15:50 | 22 Qershor 2023
Emir Abduramani

Një vendim i ri sot nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka njoftuar se është anuluar vendimi i një dite më parë, i cili anulonte vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova Sh.P.K.

Në këtë vendim, theksohet se ushtruesja e detyrës së drejtores Pranvera Prestreshi është zënë nën rrethana të konfliktit të interesit, meqë ka familjar një avokat që, sipas ARBK-së, punon për Klan Kosova.

Sipas informatave nga media tjera, Prestreshi është shkarkuar nga pozita që u.d. drejtores, kurse në vend të saj është emëruar Lebibe Haliti, që është motra e deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Enver Haliti.

Vendimi ka edhe këshillën juridike, të të cilën thuhet se “pala e pakënaqur mund të ushtrojë ankesë në Komisionin për Shqytimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të Vendimit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme