Zyrtarët evropian nuk kanë konfirmuar nëse do të vie deri tek takimi i përbashkët në mes të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb.
Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së vetëm konfirmoi se të dy liderët do të jenë në Bruksel, ndërkohë që “është shumë herët për të parashikuar se si do të shkojnë gjërat”. Ajo porositi se takimi i sotëm është mundësi për të dy liderët që të tregojnë gatishmëri për të de-përshkallëzuar.
Gjithashtu në komunikatën për shtyp nga Shërbimi evropian për veprim të jashtëm (EEAS) vetëm thuhet se Josep Borell dhe Mirosllav Lajccak do jenë nikoqir të “një sërë takimesh për menaxhimin e krizave” me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Bruksel.
“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që t’i rikthehet zbatimit të Marrëveshjeve të Dialogut, në veçanti Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, thuhet në komunikatë.
Takimet e para pritet të fillojnë rreth orës 14:00./RTK
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...