Policia e Kosovës ka vendosur ta bllokojë rrugën kryesore të Graçanicës, me fillim nga ora 11:30.
Në një njoftim për medie, Policia njofton se kjo po bëhet për shkak të protestës që do mbajnë sot serbët atje.
Me këtë rast, organet e rendit bëjnë thirrje për ata që frekuentojnë rrugën Prishtinë – Gjilan, të shfrytëzojnë rrugët alternative
“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës. Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e policisë.
Serbët e Graçanicës patën protestë edhe dje, për shkak të arrestimit të një serbi aty të dyshuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në burgun e Lipjanit dhe Prishtinës, pasi i njëjti ka qenë gardian burgu në atë kohë./Arbresh.info
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”