Google ADS

Sveçla për serbin e arrestuar për krime lufte: Ushtroi dhunë çnjerëzore ndaj shqiptarëve në burg

20:24 | 21 Qershor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e sotëm të një serbi në Graçanicë.

Sveçla ka thënë se ndaj këtij personi ka pasur një punë të gjatë hetimore, dhe se si ai në cilësinë e gardianit të burgut në Prishtinë dhe në atë të Lipjanit i ka torturuar e dhunuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit shqiptarë.

“Pjesëmarrësit në krimet makabre gjatë luftës në Kosovë duhet të mbahen përgjegjës. Në cilësinë e gardianit të burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, gjatë asaj periudhe, në mënyrë sistematike, dyshohet se ka ushtruar torturë e dhunë çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë”, ka shkruar Sveçla në reagimin e tij në Facebook.

Ai tha se gjatë kontrolleve të zhvilluara dhe bastisjes në banesën e të dyshuarit ditën e sotme, janë gjetur dhe konfiskuar armë ilegale në posedim të personit.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën e jashtëzakonshme të zhvilluar gjatë hetimeve si dhe për arrestimin. Sado që vitet kalojnë, keqtrajtimet dhe torturat e atyre viteve nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar. Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

lexo edhe:

Arrestohet një serb në Graçanicë i dyshuar për krime lufte në burgun e Lipjanit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme