VV reagon pas aderimit të asambleistes Saraqi në PDK: Urojmë që ky vendim i marrë të jetë me vullnet të lirë

18:08 | 21 Qershor 2023
K.B

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, njoftoi sot se ekipit të PDK-së në asamble iu bashkua Berna Saraçi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhur me këtë aderim ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë.

Në reagimin e tyre thuhet se urojnë që ky vendim i marrë me vullnet të lirë e jo ndrydhje e devijim i këtij vullneti siç na është paraqitur nga vetë ajo

“Në mbledhjen e fundit të kryesisë së qendrës, Berna Saraqi ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhe që po i bëhen asaj dhe familjes nga eksponentë të partive të pushtetit lokal. Jemi të shqetësuar për Bernën si ish kolege e jona por edhe si qytetare e këtij qyteti”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim thuhet se Gratë në politikë kanë nevojë për mbështetje por mbi të gjitha për vendosmëri që t’i bëjnë ballë çfarëdo shantazhi të ndërlidhur për veprimtarinë e tyre politike.

“Gratë në politikë kanë nevojë për mbështetje por mbi të gjitha për vendosmëri që t’i bëjnë ballë çfarëdo shantazhi të ndërlidhur për veprimtarinë e tyre politike. Po ashtu në dijeninë tonë ky është një rast i qartë i kërcënimit andaj ju bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet mbi rastin”, thuhet ndër tjera në reagim./Arbresh.info/

lexo edhe:

Asamblistja e VV-së në Prishtinë i bashkohet PDK-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme