Google ADS

Zvogëlohet numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri për këtë vit

16:30 | 21 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Në Shqipëri po ndodhin më pak aksidente rrugore sesa vjet.

427 aksidente janë regjistruar në këtë fillim viti, një ulje kjo me 11.6% në krahasim me pese mujorin e parë të vitit 2022.

Për pasojë dhe të lënduarit janë më të paktë në numër.

Numri i të aksidentuarve është 590 persona nga 680 të aksidentuar vitin e shkuar.

Ndërkohë vetëmnë muajin Maj, sipas INSTAT janë numëruar 95 aksidente rrugore nga 106 të ndodhura vjet, një ulje kjo me 10,4 %.

Shumica kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së shoferëve.

Për muajin Maj, ngjarjet rrugore në 98% të rasteve u shkaktuan nga sjellja e gabuar e drejtuesve të mjetit.

Më të ndërgjegjësuar mbeten këmbësorët.

Por ndryshe nga vjet, kur në Maj pjesa më e madhe e aksidenteve u krye nga të rinjtë deri në 24 vjeç, këtë vit numri më i lartë i aksidenteve në Maj është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç.

Nga 95 aksidente të ndodhura, 24 janë kryer prej tyre.

Tirana, Durrësi dhe Lezha mbeten qarqet me ngjarjet më të shumta rrugore të ndodhura në vend./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme