Google ADS

Ballkani mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Konferencës

14:29 | 21 Qershor 2023
E.H

Ballkani do të luaj në rrethin e parë të garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës në këtë raund do të përballet me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets.

UEFA tanimë ka hedhur shortin edhe për rrethin e dytë, si të Ligës së Kampionëve ashtu edhe për Ligën e Konferencës.

Nëse Ballkani mposhtë Ludogoretsin, në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e duelit Olimpija Ljubjana – Valmiera.

Në rast se mposhtet nga Ludogorets, Ballkani vazhdon garat në Ligën e Konferencës ku do të takohet me humbësin e ndeshjes Helsinki – Larne. /Telegrafi/

Të ngjashme