Tiranë, arrestohet 26-vjeçari i kërkuar për trafikim droge në Itali

14:25 | 21 Qershor 2023
Emir Abduramani

Një 26 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e narkotikëve, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Ricercato”, ka rënë në pranga shtetasi A.A.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një lokal në rrugën “Medar Shtylla”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të ngjashme