Lajçak i vazhdon takimet me zyrtarë amerikanë për situatën në veri

09:55 | 21 Qershor 2023
E.H

I dërguari i Ballkanit Perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se është takuar me dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në Washington.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se u takua me Zëvendës Këshilltarin Kryesor për Siguri Kombëtare, Jon Finer dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropën, Amanda Sloat.

Ata diskutuan për situatën në veri të Kosovës, hapat për de-eskalim dhe për dialogun.

“Një takim shumë i dobishëm me SHBA, Zëvendës Këshilltarin Kryesor për Siguri Kombëtare Jon Finer dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropën Amanda Sloat për situatën në veri të Kosovës, hapat e nevojshëm për de-eskalim dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga EU”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme