Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere mbanë sot mbledhje, i pranishëm edhe ministri Murati

07:59 | 21 Qershor 2023
E.H

Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Siç njofton Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbledhje do të marr pjesë edhe  Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, përcjell Arbresh.info.

Në njoftimin thuhet se ata do të diskutojnë për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19.

Kjo mbledhje do të fillojë nga ora 10:00 në sallën C 2023.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtuar të Komisionit me datë 10 dhe 17 maj 2023;

3.Votimi i Raportit plotësues me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për Energjinë;

4. Shqyrtimi i raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin nr.08/L-nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore;

5. Shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2024, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2024/01;

6. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 3 mujorin e parë të vitit 2023;

7. Vazhdim-Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-189 për Lotarinë e Republikës së Kosovës;

8. Diskutim rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19 ( i ftuar: Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati);

9. Shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale;

10.Të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme