Google ADS

Moti me diell sot në vend, temperaturat arrijnë deri 31 gradë

07:01 | 21 Qershor 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe rritje të lehta të temperaturave, si atyre minimale  ashtu dhe ato maksimalet.

Sipas IHMK-së, në orët e para të ditës në shumë zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit.

Mjegull parashihet të ketë pothuaj çdo ditë në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme