Google ADS

Ngjarjet e ditës

06:46 | 21 Qershor 2023
E.H

Këto janë ngjarjet e parapara të ndodhin sot në Kosovë:

09:30
KOSINT prezanton analizën e procesit të legalizimit dhe ndikimit të tij te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Marrin pjesë Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal etj. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

10:00
Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

10:00
NewCo Ferronikeli mban ceremoninë hapëse të rifillimit të prodhimit, pas dy vitesh ndërprerjeje si rezultat i krizave në tregjet ndërkombëtare. (Kompleksi i prodhimit, Drenas)

10:30
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temën “Reforma në administratën publike: Ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit për vitet 2021 dhe 2022?”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

11:00
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, bëjnë hapjen zyrtare të Qendrës për Mjekësi Familjare në rrugën “Kujtim Laro”, në lagjen Veternik. (QMF, Veternik)

13:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë për medie, me temën “Ndalimi i shkëmbimeve tregtare me Serbinë dhe ndikimi i saj në ekonomi”. (Zyrat e AKB-së, Prishtinë)

16:00
Kolegji Ndërkombëtar Universum, i fuqizuar nga Universiteti Shtetëror i Arizonës, mban ceremoninë e diplomimit të studentëve të gjeneratës 2022/2023. (“Klan Arena”)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme