Kryeministri Dritan Abazoviq ka thënë se Mali i Zi është një vend që nuk ka çështje të hapura me askënd në rajon.
Ai ka thënë se qeveria e tij nuk ndërhyn në marrëdhëniet e askujt, por se i ka ofruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që një raund negociatash me Serbinë ta zhvillojë në Mal të Zi.
“Nëse ne mund t’i ndihmojmë ata nga ana logjistike, ne jemi gati”, citohet të ketë thënë ai, përcjell Telegrafi.
Dhe ai beson se situata në Kosovë nuk do të përshkallëzohet.
“Por kur shohim se çfarë gjërash po ndodhin, nuk mund të jemi të qetë. Nuk është mirë t’i kthehemi politikës së viteve nëntëdhjetë. Kur sheh disa skena, ke ndjesinë se është një deja vu, dhe unë mendoj se është e keqe. Shpresoj se arsyeja do të mbizotërojë”, tha ai.
Ai thotë se i ka bërë apel Kurtit që “të mos hyjë në konflikt më të thellë me ndërkombëtarët dhe të përpiqet ta zgjidhë këtë çështje me dialog”.
“Më tha se tashmë kanë kontakte me Brukselin dhe se do të ketë bisedime. Përshtypja ime është se ekziston vullneti për t’i tejkaluar problemet”, ka shtuar Abazoviq.
Kryeministri i Malit të Zi ka folur edhe rreth integrimeve, duke theksuar se se fokusi nuk duhet të devijohet nga e ardhmja evropiane e të gjithë rajonit.
“Megjithatë, është një proces i dyanshëm. Unë besoj se pas agresionit rus kundër Ukrainës, BE-ja nuk duhet ta trajtojë Ballkanin në mënyrë të duhur”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?