Zelensky: Ukraina s’ka humbur asnjë pozicion, vetëm ka fituar

09:20 | 20 Qershor 2023
Diellza Gashi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina nuk ka humbur asnjë nga pozicionet e saj në luftën me Rusinë, vetëm ka fituar të reja.

“Në disa zona luftëtarët tanë po ecin përpara, në disa zona ata po mbrojnë pozicionet e tyre dhe po u rezistojnë sulmeve të pushtuesve dhe sulmeve të intensifikuara”, tha ai.

“Nuk kemi pozita të humbura. Vetëm të çliruara”.

Zelensky gjithashtu vuri në dukje se “një vendim i rëndësishëm politik nga Mbretëria e Bashkuar në lidhje me sanksionet” u mor të hënën, shkruan CNN.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të “ushtrojë sanksione kundër Rusisë derisa agresori të kompensojë të gjithë dëmin” që i është bërë popullit ukrainas.

“Dhe është shumë e rëndësishme që asetet e shtetit agresor dhe të gjithë atyre që lidhen me të […] të përdoren për të kompensuar dëmin e shkaktuar nga lufta dhe terrori rus”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme