Rrahmani i kërkon falje tifozëve, kërkon ndryshime

23:43 | 19 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Kosova e ka pothuajse të pamundur kualifikimin në Kampionatin Evropian pas humbjes nga Bjellorusia me rezultat 2:1.

Pas, ndeshjes ka folur kapiteni i Kombëtares, Amir Rrahmani, i cili kërkoi falje për ndeshjen.

“Nuk po shkojnë shumë gjëra siç duhet. Duhet shumë ndryshime sepse ka shumë punë për t’u bërë. Përgjegjësi kanë të gjithë. Kur janë rezultatet e këqija përgjegjës janë të gjithë bashkë. Janë disa detaje që në fund e vendosin fituesin. I kërkojmë falje tifozëve, unë i pari. Shpresoj që të kthehemi ashtu siç duhet”, tha Rrahmani.

Kosova bien në vendin e pestë në grupin I, kurse Bjellorusia ngritët në të katërtin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme