Giresse: Nuk e di çfarë ndodhi, nuk e kam menduar dorëheqjen

23:12 | 19 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Kosova e ka pothuajse të pamundur kualifikimin në Kampionatin Evropian pas humbjes nga Bjellorusia me rezultat 2:1.

Pas, ndeshjes ka folur trajneri i Kombëtres, Alain Giresse, i cili foli për lojën si dhe të ardhmen e tij.

“Tani është e vështirë të themi pse humbëm. Duhet ta analizojmë më shumë. Jemi shumë të mërzitur. Më duhet kohë ta shoh çfarë ndodhi. Na kushtoi gabimi, sidomos te gola e parë. Nuk është problem minutash”, tha ai.

I pyetur nëse duhet ta ndërpres kontratën me Kosovës, Giresse tha se nuk e ka menduar një gjë të tillë, por ishte i fokusuar te loja./Arbresh.info/

Të ngjashme