Shpërthim me shok-bombë në Mitrovicë të Veriut, nuk ka të lënduar

22:18 | 19 Qershor 2023
E.H

Një sulm me shok-bombë ka ndodhur sot prapa Shkollës së Mjekësisë në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Po ka ndodhur prapa Shkollës së Mjekësisë. Nuk ka të lënduar e as dëme materiale”, ka deklaruar shkurt ai.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga data 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë u vendosën në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Serbët lokalë po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve, ndërsa kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.

Përgjatë kësaj kohe, grupe kriminale kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe ekipet e mediave nga Kosova e Shqipëria. Ndërsa ditë më parë, forcat serbe kanë kidnapuar tre policë kosovarë brenda territorit të Kosovës.

Të ngjashme