Pas fitores me Moldavinë të shtunën, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë nesër për ndeshjen e tretë të grupit E ndaj Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Në prag të kësaj ndeshje, pasditen e sotme, në një konferencë për mediat dolën trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe mesfushori Ylber Ramadani, të cilët folën në lidhje me këtë sfidë të rëndësishme për kuqezinjtë.
Trajneri Sylvinho vlerësoi kundërshtarin, ndërsa foli edhe për situatën në kampin kuqezi, ku theksoi se lojtarët shqiptarë që do të zbresin në fushë duhet të japin maksimumin në fushë për të arritur objektivin.
Pavarësisht fitores në Tiranë kundër Moldavisë, trajneri u shpreh se nuk ka eufori në skuadër, ndërsa foli edhe për formacionin ndaj Ishujve Faroe.
“Ndeshja me Ishujt Faroe është diçka krejt ndryshe nga ajo me Moldavinë. Është një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj që euforia nuk ka vend në skuadër sepse ndeshja me Moldavinë ka mbaruar për ne. Morëm 3 pikët, një ndeshje shumë e vështirë, por tashmë e kemi mbyllur atë kapitull. Kemi përpara gjashtë ndeshje të vështira, 6 finale. Nesër ndaj Ishujve Faroe kemi një ndeshje të fortë. Luajmë ndaj një rivali që mund të përshtatet gjatë gjithë kohës në fushë me skema të ndryshme. Është një lojë tepër fizike, lojtarët e Ishujve Faroe janë shumë të rrezikshëm sidomos në lojën në ajër dhe në goditje standarde”, tha ai.
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2