Një person 62-vjeçar ka ndërruar jetë derisa ishte duke punuar në fshatin Doganaj të Kaçanikut.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se viktima me inicialet M.D., ishte pranuar pa shenja jete në një ordinancë në fshatin Kaçanik i vjetër.
“Nga hetimet e para dyshohet se viktima derisa ishte mbi rimorkion me ngarkesë të një kamioni, për një moment kishte rënë pa vetedije mbi ngarkesë. Nga hetimet që janë zhvilluar nga hetuesit rajonal nuk ka dilema që mund ti ketë shkaktuar lëndime ndonjë person tjetër”, tha Veseli.
“Në lidhje me këtë është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij iniciohet rasti ‘’Asgjësimi,dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” . Ndërsa trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, theksoi ai./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...