6 persona u përfshinë në një konflikt pasditen e kësaj të hëne në Krujë, për shkaqe momentalisht të paqarta.
Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të dy vëllezërve D. Gjoka dhe K. Gjoka.
Në dyqanin e tyre kishin shkuar 4 persona, Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi, po ashtu vëllezër me njëri-tjetrin dhe mes palëve shpërtheu një konflikt me sende të forta.
Gjatë kësaj kohe, pati edhe të shtëna me armë zjarri në ajër nga ana e 4 vëllezërve, të cilët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa dy vëllezërit, që ishin dhe pronarët e dyqanit, mbetën të lënduar, pasi u dhunuan me sende të forta nga pala tjetër.
Autoritetet policore kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, si dhe kapjen e 4 vëllezëve Rryçi që ndodhen në arrati.
“Rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar. Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit“, thuhet në një njoftim të policisë./tvklan.al
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...