Partia gjermane e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka thënë se do të përfshijë “shpërbërjen” e Bashkimit Evropian, apo për largimin e Gjermanisë nga blloku evropian, në fushatën e ardhshme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Zgjedhjet e PE-së pritet të mbahen në qershor të vitit 2024.
Në propozim është theksuar se “durimi i liderëve të partisë me BE-në, është sosur”.
“Prandaj, ne kërkojmë shpërbërjen e BE-së dhe duam të krijojmë një komunitet të ri ekonomik evropian, një federatë të kombeve evropiane”.
Anëtarët e AfD-së do të votojnë për këtë qëndrim në fund të muajit korrik.
Partia e ka mbështetur idenë e largimit të Gjermanisë nga BE-ja prej të paktën vitit 2019, dhe ka bërë thirrje për shpërbërje të Parlamentit Evropian.
Numri i deputetëve të Parlamentit Evropian ndahet mes vendeve anëtare, duke pasur parasysh numrin e banorëve të tyre, por ka një diskriminim pozitiv, në favor të vendeve më të vogla.
Asnjë shtet nuk mund të ketë më pak se gjashtë deputetë, sa kanë shembull Malta, Qiproja dhe Luksemburgu, dhe asnjë vend nuk mund të ketë më shumë se 96 deputetë, sa ka Gjermania.
Por, kjo do të thotë se për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin Evropian, një kandidati gjerman, potencialisht i duhen 10 herë më shumë vota, sesa një kolegu të tij në Maltë apo Qipro.
Pas zgjedhjeve evropiane, pason edhe zgjedhja e Komisionit të ri Evropian, presidentit të Këshillit, dhe funksioneve tjera të larta në institucionet e BE-së.
Parlamenti Evropian është shumë i interesuar që të ketë dalje sa më të madhe në këto zgjedhje, pasi deri tash, prej vitit 1979 – kur janë zhvilluar zgjedhjet – e deri në vitin 2014, përqindja e atyre që kanë votuar ka qenë vazhdimisht në rënie.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...