Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj priti në takim delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, i cili po qëndron në vizitë në Republikën e Kosovës në kuadër të Grupit të Miqësisë Austri Kosovë.
Delegacioni nga Parlamenti i Austrisë ishte në përbërje prej znj. Carmen Jeitler – Cincelli – kryetare e Grupit të Miqësisë, z. Andreas Minnich, znj. Petra Wimmer, z. Markus Leinfellner, znj. Nikolaus Scheraka – anëtarë, Lukas Mussi – nënkryetar i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Parlamentin e Austrisë, Matthias Urrisk – këshilltar i kryetares së Grupit të Miqësisë.
Fillimisht Hoxhaj e vlerësoi si shumë pozitive këtë vizitë Grupit të Miqësisë nga Austria e cila po realizohet në kohën e duhur, kur Kosova ka nevojë për Austrinë mike.
Carmen Jeitler-Cincelli gjithashtu shprehu mirënjohje për programin interesant të organizuar për delegacionin ku përfshihen edhe takimet me Kryeministrin e Presidenten.
Hoxhaj falënderoi Austrinë për gjithë mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës para dhe pas shpalljes së pavarësisë.
Ai pohoi se populli i Kosovës gjatë historisë është rreshtuar në anën e duhur politikisht por edhe u mbështet nga vende mike siç është Austria.
Hoxhaj falënderoi gjithashtu Ambasadën e Austrisë në Kosovë, e cila ka punuar shumë dhe ka mbështetur shumë Kuvendin e Kosovës, por shtoi se Kosova ka nevojë për bashkëpunim më të ngushtë ekonomik, arsimor dhe kulturor me Austrinë.
“Austria është ndër vendet e BE-së që zor mund të gjendet me mbështetjen dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës, prandaj nuk është rastësi që ekziston Grupi i Miqësisë Kosovë-Austri”, tha Hoxhaj.
Carmen gjithashtu shprehu kënaqësinë që në Kosovë ka interes të madh të mësohet gjuha gjermane.
Temë kryesore ishte situata në komunat veriore të Kosovës dhe si mund të stabilizohet ajo.
Delegacioni austriak shprehu gatishmërinë që të kontribuojë dhe ta mbështesë Kosovën në cilëndo fushë që kërkohet.
Duke e bërë shtetin serb dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, përgjegjës kryesor për dhunën në veri, Hoxhaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës.
Hoxhaj tha se mbështetja e Austrisë dhe vendeve të BE-së do të ishte shumë e mirëseardhur për të stabilizuar situatën në veri, por sipas tij, edhe Qeveria e Kosovës duhet bashkëpunojë me partnerët amerikanë dhe evropianë për të shtensionuar situatën dhe përmes procesit politik në veri të vendit të riintegrohet komuniteti serb dhe largohen bandat nga veriu.
Takimi u zhvillua në një frymë të hapur e miqësore ku u trajtuan tema konkrete për zhvillimin e vendit./Arbresh.info/
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën