Kosova sot do të zhvilloj ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
“Dardanët”, të cilët janë në kërkim të fitores së parë në këtë cikël, do të përballen me Bjellorusinë.
Në këtë ndeshje nuk do të jetë prezent Milot Rashica.
Mungesën e Rashicës për ndeshjen ndaj bjellorusëve e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Kosova dhe Bjellorusia janë në grupin I, të cilin e kryeson Zvicra, i ndjekur nga Rumania, Izraeli është i treti, kurse “Dardanët” renditen të katërtit.
Ndeshja do të zhvillohet në Szusza Ferenc Stadion në Budapest, me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...