Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim, në selinë e partisë së tij, delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës të udhëhequr nga deputetja, Carmen Jeitler-Cincelli.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se diskutuan për raportet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.
“Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme”, tha Krasniqi.
“PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, tha lideri i PDK-së./Arbresh.info/
Komisioni Hetimor interviston zyrtarët e arsimit për subvenc...
Sot fillon xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës – një takim...
Gjykata e posaçme dënon ish anëtarin e Kushtetueses Fatos Lu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
10 Vjet nga Procesi i Berlinit, sot diskutohet për arritjet ...
Joe Biden viziton sot Gjermaninë