Nën titullin “Agroturizmi në Shqipëri: një rrugë midis akomodimit të qëndrueshëm rural, fermave dhe kantinave”, prestigjiozja i fton turistët të njihen me Shqipërinë përmes rrjetit të gjerë të hapësirave të certifikuara si objekte agroturizmi.
Gazeta spanjolle sjell një retrospektivë, duke theksuar se pas rënies së komunizmit sektori i agroturizmit nuk u zhvillua.
Me kalimin e viteve u krijuan fermat e para.
Aktualisht shumë prej tyre kanë arritur suksese të jashtëzakonshme, kjo falë gjithë atyre të rinjve të talentuar.
Mediat spanjolle thonë se shumë shqiptarë u kthyen nga emigrimi dhe vendosën që eksperiencën e tyre ta vinin në jetë.
“El País” ndalet në historinë dhe suksesin e disa prej tyre.
I përshkruan këto subjekte agroturizmi nga veriu në jug të Shqipërisë.
Përmes këtij rrjeti akomodimesh turistët do të mund të njihen me kuzhinën e pasur shqiptare përmes ushqimit tradicional joshës.
Jo vetëm kaq, por një pjesë e këtyre njësive të agroturizmit janë vendosur në pika mjaft piktoreske ku vizitorët do të mund të njihen me bukuritë e shumta natyrore./tvklan.al/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç