Tri vajza në Vushtrri gjejnë një kuletë me para dhe kartela bankare, e dorëzojnë në polici

17:59 | 19 Qershor 2023
E.H

Policia e Kosovës njofton se sot tri vajza kanë gjetur një portofol në rrugë dhe e kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Vushtrri.

Siç thuhet në njoftim, në portofol kishte dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë të parave.

“Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, duke çmuar këtë gjest human, falënderon tri vajzat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme