Haxhi Krasniqi në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvilloj meçin e parë në Kosovë.
Boksieri kosovar mbajti një konferencë për media, ku foli për përballjen që zhvillohet më pesë gusht.
36 vjeçari premton se do ta japë maksimumin për t’i gëzuar tifozë në stadiumin e kryeqytetit.
“Trupi im atë natë s’do ta shpreh vetëm, sportin, por t’i tregojë gjithë botës kush jemi ne, sa mirëpritës jemi, sa sportista jemi dhe e sa e duam këtë vend. Gjitha vendet e botës janë të mirëseardhura, e është mirë edhe Prishtinën ta fusim në hartë si vend që bënë organizime të mëdha të boksit profesionist. Atë natë boksi është çelësi kryesor, por me boksin, ku do të mundohem me mish e shpirt ta prezantojë vendin tim, kulturën tim, traditën, vetveten karakterin, familjen time, e të dalim si fitues”, tha ai.
Krasniqi ka shtuar se me anë të kësaj ndeshje do t’i realizohet ëndrra.
“Jam shumë i lumtur që më në fund po realizohet ëndrra ime. E kam pasur ëndrrën që një ditë të boksojë nën qiellin e Prishtinës. E kam pritur të marrë shumë tituj e suksese e të bëjë histori të madhe, e gjitha t’i mbledhi e atë sukses më në fund ta sjelli në Prishtinë, ta realizojë këtë ëndërr të boksojë nën qiellin e Prishtinës, Kosovës, vendit tim ku jam lind e rritur”, tha Krasniqi.
Ai do të përballet me francezin Nadjib Mohammedi në duelin për titullin WBC Silver në kategorinë gjysmë të rëndë./Arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend