Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka lënë anash për një moment gjuhën e politikanit dhe rreshtat diplomatikë për t’u treguar më i drejtpërdrejtë se asnjëherë tjetër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Dikur e kishte quajtur “një shqiptar i mirë”, Rama i ka bërë thirrje Kurtit që të çlirohet nga paranojat e imagjinatës me tradhtarë e patriotë dhe të dal nga “guacka”.
Po nuk ndryshoi kurs Kurti, sipas paralajmërimit të Ramës, veriu i Kosovës humbet.
Rama jo vetëm që kërkon ikje nga “guacka’, por e kërkon shpejt.
“Koha është tani dhe po fluturon”,
“Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë”, i drejtohet Rama Kurtit sikur të ishte duke folur me homologun nga Kosova në tavolinën e bisedës që ia kërkoi javën e kaluar, por që Kurti e refuzoi”, shkruan ai në llogarinë e tij në Twitter.
E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!
— Edi Rama (@ediramaal) June 19, 2023
Rama është përfshirë intensivisht për lirimin e tre policëve të rrëmbyer në Veri të Kosovës nga forcat serbe. Deri më tani, statusi i tyre është i paqartë, njëjtë edhe akuza për ta./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Ndërron jetë gjeneral Imri Ilazi, Haradinaj: Do të kujtohet ...
Kosovarët të “marrosur” pas turshive dhe ajvarit/ 64 vjeçarj...
FSK dhe Ajova, më të fortë së bashku
Rama: Po i lirojmë hapësirat te “Santea”, kjo zo...
Beteja për kreun e tabelës luhet nesër mes Strugës dhe Gosti...
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra, vle...