Mediat në Beograd kanë raportuar se i arrestuari sot nga Policia e Kosovës, i dyshuar për sulme ndaj gazetarëve në Leposaviq, që ndodhën dy ditë më parë, është 28 vjeçari, Urosh Vukashinoviq.
Duke iu referuar deklaratës së kompanisë së telekomunikacionit, Telekom Serbia, ky person është punëtor i MTS, që vepron legalisht në veri të Kosovës, bazuar në marrëveshjen e Brukselit.
Megjithatë, Telekom Serbia në deklaratën zyrtare, nuk ka sqaruar se punëtori i saj është arrestuar nga Policia e Kosovës, por ndalimin tij e ka përshkruar si rrëmbim nga persona të panjohur.
“Punëtori i MTS-së, Urosh Vukashinoviq, është rrëmbyer sot në afërsi të Leposaviqit”, shkruan në deklaratën e Telekom Serbisë.
Aty shkruan se Vukashinoviq (28 vjeç), është i punësuar në kompaninë MTS, “bijë e Telekom Serbisë”.
“Ai është rrëmbyer mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në afërsi të Leposaviqit derisa po udhëtonte për në punë”, pretendon Telekom Serbia.
Sipas deklaratës së Telekom Serbisë, Vukashinoviq është marrë nga një veturë tip “Volksëagen” e bardhë pa shenja të dukshme.
“Për momentin nuk dihet se ku është çuar Urosh Vukashinoviq dhe kush e ka rrëmbyer, por kemi frikë se ky është një sulm tjetër ndaj serbëve”, deklaroi Telekom Serbia, duke shtuar se do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur punonjësin e saj.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka sqaruar disa orë më parë se ka arrestuar një të dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor.
Sipas policisë, i dyshuari është i komunitetit serb, i identifikuar me iniciale, U.V. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023.
Policia thotë se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Ndaj këtij arrestimi, ka reaguar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Sipas tyre, Urosh Vukashinoviq është arrestuar nga Policia e Kosovës kur është nisur për në punë sot herët në mëngjes. “Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit, ishin me rroba civile, madje njëri prej tyre ka vozitur një veturë me targa KM”, shkruan në deklaratë.
Kjo zyrë pretendon se nuk bëhet fjalë për ndonjë kriminel, por për një djalë 28-vjeç, i cili i ka shkuar me qetësi në punë, duke e ditur se nuk kishte asnjë faj.
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit