Gjashtë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë fundjavës.
Të shtënat e djeshme ndodhën në periferinë e Çikagos, Washington, Pensilvaninë qendrore, St. Louis, Kaliforninë Jugore dhe Baltimore.
“Nuk ka dyshim se ka pasur një rritje të dhunës,” tha Daniel Nagin, një profesor i politikave publike dhe statistikave në Universitetin Carnegie Mellon.
“Disa nga këto raste duket se janë vetëm mosmarrëveshje, shpesh mes adoleshentëve, dhe ato në mosmarrëveshje luhet me armë zjarri, jo me grushte.”
Nagin theksoi se studiuesit nuk pajtohen për shkakun e rritjes së sulmeve me armë. Teoritë përfshijnë mundësinë që dhuna të nxitet nga përhapja e armëve në Amerikë, ose nga strategjia më pak agresive e policisë ose nga një rënie në ndjekjet penale për kundërvajtje me armë.
Që nga mbrëmja e së dielës, asnjë nga ngjarjet e fundjavës nuk i përshtatet përkufizimit të një vrasjeje masive, sepse më pak se katër njerëz vdiqën në çdo vend, shkruan Asociated Press, transmeton Klankosova.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet