Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 19:50 në Zveçan persona të dyshuar kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok-bombë.
“Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, raporton Arbresh.info.
Policia ka shtuar se lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore.
Ndryshe, tensionet në veri të Kosovës janë rritur qysh më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, kanë hyrë në ndërtesat komunale./Arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation