Abdixhiku ngushëllon familjet Pacolli e Visoka pas aksidentit në Lepenc

22:05 | 18 Qershor 2023
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjes Pacolli dhe Visoka me rastin e aksidentit tragjik në lumin Lepenc ku mbetur të vdekur tre persona, qytetarë nga Kosova.

LDK përmes një njoftimi për media bënë të ditur se Abdixhiku i ka uruar shërim të shpejt të mbijetuarit si dhe ka vlerësuar FSK-në, PK, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit që kanë punuar për rastin.

“Rasti tragjik në lumin Lepenc na tronditi të gjithëve. Në këto çaste të rënda në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, si dhe shërim sa më të shpejtë dhe të plotë Shkëlqimit i cili mbijetoi nga ky aksident i rëndë”, ka thënë Abdixhiku.

“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, të gjitha ekipeve të shpëtimit nga Maqedonia e Veriut si dhe Republikës tonë dhe të gjithë vullnetarëve të cilët nuk u ndalën së punuari deri në gjetjen e trupave”, u shpreh Abdixhiku./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme