Google ADS

Minatori i Trepçës vuan nga leukemia akute, ka nevojë për ndihmën e qytetarëve

21:47 | 18 Qershor 2023
E.H

Minatori i Trepçës, Petrit Bajrami, është prekur me sëmundjen e leukemisë akute dhe ka nevojë për ndihmën tuaj.

Petriti ka punuar për vite me radhë në minierën e Stantërgut.

Sipas rekomandimeve dhe diagnozave të mjekëve, Petriti duhet urgjentisht t’i nënshtrohet transplantit të palcës kurrizore jashtë vendit.

Shërimi i Petritit nuk mund të bëhet në Kosovë, si opsion është shteti i Turqisë. Në bazë të profakturës kostoja e shërimit të Petritit sillet mbi 100,000 euro, përcjell Arbresh.info.

Transferi i Petritit për Turqi duhet të bëhet brenda dy dite.

Për kontakte me familjar i keni numrat e telefonit , si më poshtë:

+38349811952 dhe +38349415144

Të ngjashme