Google ADS

Haradinaj ngushëllon familjen Pacolli: E rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish

20:42 | 18 Qershor 2023
E.H

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Pacolli pas vdekjes tragjike të tre anëtarëve të saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se është shumë e rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish.

“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të tre anëtarëve të familjes Pacolli. E rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish! Ngushëllime familjes Pacolli dhe gjithë atyre që i njohën. Të mbijetuarit nga ky rast i uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/

lexo edhe:

Ambasada e Kosovës në Shkup: Vetura në Lepenc është nxjerrë me trupat e pa jetë në të

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme